Botë

Edhe 116 të shëruar dalin pozitivë me koronavirus në Korenë Jugore

Koreja Jugore ka raportuar të hënën se edhe së paku 116 persona që fillimisht ishin kuruar nga koronavirusi tani kanë rezultuar sërish pozitivë.

Ky vend të hënën raportoi vetëm 25 raste të reja, por rritja e rasteve të “riaktivizimit” ka ngritur shqetësime me shtetin që po lufton në parandalim të shpërndarjes.

Zyrtarët janë duke hetuar shkakun e përsëritjes së rasteve. Por Jeong Eun-kyeong, drejtor i Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve në Kore, ka thënë se virusi më shumë ka shanse të jetë riaktivizuar sesa që pacientët të jenë riinfektuar.

Ekspertët tjerë kanë thënë se testimi është fajtor, ose se mbetjet e virusit janë akoma në sistemet e pacientëve, por s’janë infektues apo të rrezikshëm.

Koreja e Jugut planifikon të dërgojë 600 mijë pajisje testuese drejt SHBA-së pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Liderët koreanë ndërkohë kanë kërkuar që qytetarët të vazhdojnë të mos mblidhen, teksa kanë paralajmëruar lehtësime të disa masave.

Koreja është parë si vend shembull për parandalim të shpërndarjes, duke bërë shumë testime në popull.