Botë

Bilanci i përditësuar i COVID -19 në botë: 1.824.950 raste infektimi dhe 112.510 të vdekur

Paris, 13 prill – Më shumë se 1.824.950 raste infektimi dhe 112.510 të vdekur u regjistruan në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 375.500 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë, janë regjistruar 5.441 vdekje të reja dhe 79.512 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 1 607 vdekje, Spanja me 619 dhe Britania e Madhe me 737.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 052 raste, përfshirë 3 339 vdekje dhe 77.575 të shëruar. 99 raste infektimi dhe asnjë vdekje u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 546 874 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 21 489 vdekje dhe 32 369 të shëruar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 19.899 vdekje për 156.363 raste, Spanja me 16.972 vdekje për 166.019 raste, Franca me 14.393 vdekje për 132.591 raste dhe Britania e Madhe me 10.612 të vdekur për 84.270 raste.

Që nga dita e djeshme, Burundi ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19.

Europa – 932.205 raste (77.129 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 571 67 raste (22.237 viktima).

Azia – 137.800 raste (4.896 viktima).

Lindja e Mesme – 100.030 raste (4.783 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 61.979 raste (2.615 viktima).

Afrika – 14.250 raste (786 viktima)

Oqeania – 7.525 raste (70 viktima).