Botë

Në Serbi 292 raste të reja me koronavirus në 24 orë, 7 të vdekur

Foto: Reuters

Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar me koronavirus 292 raste të reja, ndërsa shtatë të sëmuar kanë vdekur, duke e çuar kështu numrin e rasteve të vdekjeve në 58, njoftoi Ministria serbe e Shëndetësisë, transmeton Koha.net.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Serbi ka shkuar në 2.200 veta.