Botë

Sllovakia sot vendos ndalesë 6-ditore të lëvizjes shkaku i Pashkëve

Foto: Reuters

Sllovakia planifikon të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga 8 deri më 13 prill për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Këtë e ka paralajmëruar kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe ndalesa do të vlejë para dhe pas Pashkëve.

Matoviq ka thënë se përjashtim nga kjo ndalesë do të ketë vetëm për ata që shkojnë në punë, për vizita mjekësore dhe për furnizim me ushqim.

Sipas tij, qëllimi është që të ndalohen udhëtimet dhe takimet e panevojshme, ka bërë të ditur TASR.

Në Sllovaki, është traditë që për Pashkë të bëhen vizita te familjarët dhe shoqëria.

Matoviq ka thënë se vendimi do të merret sot në mbledhjen e Qeverisë.

Në Sllovaki janë marrë shumë masa për të parandaluar koronavirusin, si mbyllja e shkollave, qendrave tregtare dhe ndalimi i transportit publik.

Deri më tash, në Sllovaki janë infektuar 485 persona me Covid-19, ndërkohë një person ka vdekur.