Willie Godbolt, 35 vjeçar, është sulmuesi që gjatë mbrëmjes së djeshme ka vrarë tetë persona në tri lokacione të ndryshme në Mississippi.
Në mesin e të vdekurve ishte edhe zëvendës sherifi William Durr, 35 vjeçar, transmeton Koha.net.
I dyshuari është arrestuar sot nga policia, ndërkaq trupat e vdekur ku ka të përfshirë burra dhe gra janë gjetur nëpër vende të ndryshme.
Gjatë arrestimit të tij, policia ka thënë se i arrestuari dëshironte që të vritej nga ana e policisë, duke thënë se nuk ka më arsye pse të jetojë.
-
28 maj 2017 20:17
-
Shpërndaje në: