Botë

Keir Starmer zgjidhet në krye të Partisë Laburiste britanike

Centristi dhe eurofili, Keir Starmer u zgjodh sot në krye të Partisë Laburiste britanike, duke pasuar radikalin Jeremy Corbyn me sfidën e rimëkëmbjes së formacionit kryesor të opozitës, dobësuar dhe ndarë, mes krizës së koronavirusit.

“Urime @Keir_Starmer, kreu i laburistëve”, njoftoi në një mesazh në Twitter partia duke njoftuar fitoren e këtij ish-avokati 57-vjeçar dhe drejtues që prej tre vitesh i Brexitit për laburistët, i cili ishte dhe favorit.

Kreu i ri i Partisë Laburiste, Keir Starmer, kërkoi sot falje për antisemitizmin brenda formacionit të tij, partia e opozitës britanike/AFP.