Botë

Jeff Bezos dhuron 100 milionë dollarë për të ushqyer familjet e varfra

Foto: The Guardian

Jeff Bezos dhuroi 100 milionë dollarë për ‘Feed America’, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon bankat ushqimore të ushqejnë familjet në nevojë, njoftojnë mediat amerikane të premten.

Themeluesi dhe CEO i Amazon postoi në lidhje me dhurimin në llogarinë e tij në Instagram të enjten pasdite, duke përmendur përhapjen e koronavirusit arsyen që ai zgjodhi të bënte dhurimin.

“Edhe në kohët e zakonshme, pasiguria ushqimore në familjet amerikane është një problem i rëndësishëm, dhe për fat të keq COVID-19 po e forcon këtë stres në mënyrë të konsiderueshme”, shkroi Bezos.