Botë

Shpresa që çon në prostitucion

Mohammedit i afrohet një burrë i moshës së mesme, i veshur me pantallona të ngushtë ngjyrë bezhi, bluzë blu dhe një kapele të kaltër bejsbolli.

Ndonëse burri i flet greqisht, djaloshi 17 vjeç nga Afganistani e di saktësisht se çfarë i kërkonte,

“Jo”, i përgjigjet Mohammadi në anglisht, me zërin që i dridhet dhe sytë që i mbushen lot. Por burri insiston.

“Eja me mua. Do të të japë ushqim, edhe të paguaj”, i thotë ai, shkruan “Spiegel”, transmeton “Koha Ditore”.

Burri pushon së insistuari, vetëm kur e kupton se po vëzhgohet. Nis të largohet me hapa të ngadaltë dhe ulet në bankinën në afërsi. Prej aty, fillon ta vëzhgojë terrenin përsëri, në kërkim të një tjetër djaloshi.

E gjitha ndodhi në pikë të ditës, një të marte me diell në sheshin “Viktoria” në epiqendër të Athinës. Sheshi është shndërruar në vendtakim dhe strehë e përkohshme për mijëra emigrantë që prej shpërthimit të krizës së refugjatëve në Greqi dy vjet më parë. Shteti tani është shndërruar në një qendër prostitucioni e refugjatëve të moshës së njomë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.