Botë

Franca i jep më shumë fuqi qeverisë

Foto: Reuters

Franca është në ditën e pestë të izolimit kombëtar si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes kësaj mase, njerëzit janë të obliguar që të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm në raste emergjente, transmeton KOHA.

Ndërkaq, deputetët francezë kanë punuar në krijimin e një ligji emergjent që do t’i jepte qeverisë franceze më shumë fuqi për të parandaluar ndikimin e krizës shëndetësore në ekonominë e saj.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka deklaruar se shteti do ta tejkalojë krizën ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë gjatë fundjavës.