Botë

DASH-i paralajmëron qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë jashtë vendit

Foto: Reuters

Departamenti amerikan i Shtetit po u rekomandon shtetasve të vetë të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, ndërsa pandemia e koronavirusit thellohet.

DASH-i e ngriti nivelin e rekomandimit të udhëtimit në 4, më i larti i rrezikshmërisë, zakonisht i rezervuar për vende në zona lufte, ose me probleme të mëdha.

“Në vende ku udhëtimi civil është i mundur, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë planet për kthim të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveçse nëse janë të përgatitur të mbeten jashtë vendit për një kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, raporton VOA.

Njoftimi është rekomandim, jo detyrim. Miliona amerikanë janë ende jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, planet tuaja mund të jenë të ndikohen rrënjësisht dhe mund të detyroheni të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të pacaktuara”, thuhet në paralajmërimin e udhëtimit.