Botë

BE-ja pajtohet për mbylljen e kufijve, lejon një shteg për mallra

Foto: Reuters

Liderët e Bashkimit Evropian u pajtuan të martën për t’i mbyllur kufijtë e Evropës për 30 ditë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por lejuan një shteg të veçantë për kalim të shpejtë të mallrave, thanë liderët e bllokut pas një samiti me video-konferencë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë një konference për media se implementimi i mbylljes së kufijve për qytetarë të vendeve të treta varet nga vendet evropiane, raporton Reuters.

“Armiku është virusi dhe tani duhet të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur popullin tonë dhe të mbrojmë ekonomitë tona”, tha ajo. “Jemi gati të bëjmë gjithçka është e mundur. Nuk do të hezitojmë të ndërmarrim masa shtesë teksa gjendja evoluon”.