Botë

Dashuri në kohë koronavirusi

Njerëzit kudo po paralajmërohen që të mos puthen në faqe apo t’ua shtrëngojnë duart njëri-tjetrit nga frika e përhapjes së koronavirusit. Por në kohëra të këtilla, a frenohen edhe dashuria dhe takimet?

Disa në Paris, qytet që konsiderohet si epiqendra e romancës, duken të kënaqur që e shpërfillin këshillën kundër vënies së kontaktit fizik dhe e vënë etjen e tyre për dashuri në rend të parë.

Gjatë takimit të dytë të Camilles me Olivierin, të cilin ajo e takoi përmes aplikacionit për takime “Tinder”, ai ia ofroi një gllënjkë të pijes së tij në një kinema të Parisit. Ishte kjo situata e parë e sikletshme që kishte pasur me të.

“Hezitova për disa sekonda, e pastaj i thashë ‘po’, ngase druaja se kjo gjë do ta prishte të gjithë momentin”, kujton arkitektja franceze.

Dhe në fund, ata u puthën.

Pa këshilla për dashuri

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila ka paralajmëruar për një kërcënim real nga shndërrimi i koronavirusit në pandemi – që do të nënkuptonte përhapjen e përnjëmendtë në të gjithë botën – nuk i ka këshilluar qytetarët në mënyrë specifike se si t’i ndjekin tash e tutje “agjendat e tyre dashurore”.

“Këshillat e OBSH-së për parandalimin zbatohen në të gjitha situatat shoqërore”, ka njoftuar krahu shëndetësor i OKB-së, në një deklaratë dërguar AFP-së pas kërkesës për koment... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)