Botë

Kisha që premtoi parajsën, por përhapi virusin

Mbi 1.2 milionë qytetarë u janë bashkuar thirrjeve për mbylljen e një kishe sekrete. Publiku në një krahinë të tërë ka kërkuar që pjesëtarët e kësaj kishe të raportohen për t’iu nënshtruar testeve për koronavirus.

E në aplikacionet e telefonave të mençur janë identifikuar mbi 1.100 objekte të kësaj kishe, në Korenë e Jugut. Shumica janë të blombuara nga zyrtarët e kontrollit të sëmundjeve, shkruan NYT, transmeton KOHA.

Qysh para se koronavirusi të merrte dhenë, kisha e Jezu Krishtit, Sincheonji, shihej me dyshime shkaku i taktikave të përdorura për joshjen e mijëra besimtarëve.

Ama, teksa u identifikua si epiqendër e përhapjes së virusit në këtë shtet, kisha u bë objekt i urrejtjes dhe fyerjeve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)