Botë

BE-ja do t’iu japë nga 2 mijë euro refugjatëve në Greqi për t’u kthyer në shtëpi

Foto: Reuters

Bashkimi Evropian thotë se do t’u japë nga 2 mijë euro refugjatëve në kampet e mbipopulluara në Greqi, të cilët do të kthehen në vendet e tyre, raporton BBC.

Komisionerja e çështjeve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson e shpalosi këtë skemë të enjten në Athinë, transmeton KOHA. Ajo thotë se kanë edhe marrëveshje me qeverinë greke.

Ajo thotë se një masë e tillë është e përkohshme, dhe do të qëndrojë e hapur vetëm për një muaj, derisa vlen vetëm për refugjatët që kanë arritur para 1 janarit.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se 5 mijë refugjatë kanë të drejtë të aplikojnë për “rikthimin vullnetar”.

Këtë muaj qindra refugjatë kanë arritur në ishujt grekë, afër Turqisë, me varkë. Duke rritur presionin në qendrat e pritjes.

Kampet në këta ishuj tashmë kanë mbi 37 mijë azilkërkues, përkundër që ishin dizajnuar të ishin përreth 6 mijë persona.

Johansson thotë se shtatë shtete anëtare të BE-së janë pajtuar të marrin të paktën 1600 fëmijë nga kampet, që konsiderohen të cenueshme.

Shumica e refugjatë janë nga Siria, që janë larguar nga lufta civile, por gjithashtu ka afganë, pakistanezë dhe afrikano perëndimorë. Ende nuk është e qartë se sa prej tyre do të kualifikoheshin për statusin e refugjatit.

Agjencitë humanitare konsiderojnë se do të ishte shumë e rrezikshme që refugjatët të ktheheshin në Siri, por disa vende të tjera, siç është Pakistani konsiderohen mjaft të sigurta.