Botë

Rusia ndryshon Kushtetutën që i mundëson Putinit të rikandidihet për president

Duma Shtetërore Ruse ka miratuar ndryshimin e Kushtetutës, me të cilin i bëhet e mundur Putinit që sërish të rikandidohet për president pasi t’i skadojë mandati aktual deri më 2024, raportojnë mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.

Deputetët e Dhomës së Ulët të Parlamentit Rus në votimin e tretë, rrethin e fundit për ndryshimin kushtetues ka miratuar me 383 vota për dhe 43 abstenime, ndërsa askush nuk është deklaruar kundër.

Putini, 67 vjeç, ndodhet në pushtet tash 20 vjet.