Botë

Berlini mbyll sallat e teatrove, operave dhe të koncerteve shkaku i koronavirusit

Descriptive Text

Autoritetet e qytetit të Berlinit kanë thënë të martën se ngjarje të mëdha, duke filluar nga 11 marsi deri më 19 prill, nuk do të zhvillohen nëpër salla të mëdha të teatrove shtetërore, shtëpive të operave dhe në salla koncertesh në kryeqytetin gjerman në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Rekomandoj që edhe teatrot e mëdhenj privatë të bëjnë të njëjtën”, tha senatori i kulturës në Berlin, Klaus Lederer, përmes një deklarata për media, raporton KOHA.

Që nga e hëna, Gjermania ka regjistruar 1,139 raste me koronavirus dhe dy fatalitete.

Po ashtu, komiteti i përbashkët i krizave ka thënë se policia nacionale do t’i shtrëngojë kontrollet në kufijtë jugorë të vendit.