Botë

Trumpi e padit për shpifje rrjetin CNN

Descriptive Text

Ekipi zgjedhor i presidentit të SHBA-së, Donald Trumpit e ka paditur për shpifje rrjetin amerikan CNN.

Shkak për padinë e ngritur të premten është një vështrim i botuar në këtë rrjet, në të cilin shkruante se fushata për rizgjedhje e presidentit amerikan e ka lënë të hapur mundësinë e kërkimit të ndihmës së Rusisë në zgjedhjet e 2020-tës, raporton Reuters, transmeton Koha.

Është kjo padia e tretë për shpifje brenda dhjetë ditësh ndaj medieve më të mëdha në SHBA, pas rasteve kundër gazetave “New York Times” dhe “Washington Post”.

Që të trija paditë fokusohen tek opinionet e publikuara më 2019 të cilat, sipas fushatës, aludonin në lidhje të dyshimta me Rusinë.

Përfaqësuesit e CNN-së nuk kanë qenë në dispozicion për koment.