Botë

Turqia rrëzon edhe një aeroplan sirian, rrezikon konflikt direkt me Rusinë

Descriptive Text

Turqia e ka rrëzuar të marten një aeroplan të një qeverisë siriane, në hapësirën ajrore mbi Sirinë Veriperëndimore, ku luftimet kanë përshkallëzuar gjatë ditëve të kaluara, duke i sjellur forcat turke dhe ato ruse afër një konflikti direkt, në betejën mbi një pjesë të madhe të territorit siriane, që vazhdon të kontrollohet prej rebelëve.

Ishte ky aeroplani i tretë luftarak sirian i rrëzuar prej Turqisë që nga e diela, në një fushatë të përshkallëzuar kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad. Turqia, anëtare e NATO-s, i mbështet rebelët, derisa Assadi gëzon mbështetjen e Rusisë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Me më shumë se një milion refugjatë të grumbulluar në kufirin turk që nga dhjetori, beteja për Idlibin në Siri ka sjellur atë që OKB-ja druan se do të shndërrohet në krizën më të rëndë humanitare të luftës në Siri.

Turqia ka dërguar mijëra ushtarë dhe autoblida në Sirinë veriore gjatë muajit të kaluar, për t’i luftuar forcat e Assadit. Gjatë javës së kaluar, një sulm ajror sirian ka vrarë të paktën 34 ushtarë turq në sulmin më të rëndë mbi ushtrinë turke gjatë dekadave të kaluara.