Botë

Britania druan nga një sulm i ri terrorist

Ministrja e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, Amber Rad ka deklaruar të premten se niveli i kërcënimit në Britani mbetet në nivelin më të lartë pas sulmit vetëvrasës të hënën, pasi është vlerësuar se pritet sulm i ri.

Niveli i kërcënimit, të cilin e ka vendosur qendra e përbashkët për analizën e terrorizmit, është ngritur për herë të parë në nivel kritik në dhjetë vjetët e fundit, një ditë pas sulmit në Manchester në të cilin humbën jetën 22 persona.