Botë

Në Kroaci konfirmohet rasti i gjashtë me koronavirus

Foto: Reuters

Është rritur në gjashtë numri i të prekurve me koronavirus në Kroaci. Bëhet fjalë për një banor të Rjekës, i afërt me dy personat tjerë të prekur nga ky qytet, njofton “Index.hr”.

Sipas këtij portali, deri më tash janë testuar 176 mostra, e për dy të tjera po priten rezultatet.

“Personi në Rjekë po ndjehet mirë, ka simptoma të lehta. Nuk ka arsye për shqetësim”, ka thënë dr. Alemka Markotiq nga Klinika Infektive në Zagreb.