Botë

Izraeli planifikon ndërtimin e 3 mijë e 500 shtëpive pranë Jerusalemit

Descriptive Text

Tel Aviv, 25 shkurt – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot se ndërmori disa hapa për ndërtimin e 3 500 shtëpive të reja në Bregun Perëndimor.

Mediet izraelite raportuan se shtëpitë e reja do të ndërtohen në zonën e diskutueshme E-1, që ndodhet midis Jeruzalemit dhe Ma’aleh Adumim.

Një zëdhënëse e partisë “Likud” të Netanyahut konfirmoi se njoftimi u bë në një festë, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Zona E-1 është një temë tepër e ndjeshme në marrëdhëniet e Izraelit me Territoret Palestineze sepse do të ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë.

Në të kaluarën, planet për ndërtim në këtë zonë kanë shkaktuar një protestë ndërkombëtare, përfshirë dhe një stuhi protestash në Europë.

Kundërshtarët thonë se plani kërcënon territorin e një shteti të ardhshëm palestinez/DPA.