Botë

Turqia dridhet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë, të hënën në mëngjes. Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmiologjisë, dridhja u ndje në pjesën perëndimore të Turqisë. Tërmeti i shkallës 4.8 pati epiqendrën 90 kilometra në verilindje të Izmirit. Agjencitë turke të lajmeve nuk raportojnë për të vdekur nga kjo dridhje.

Në fakt, pas tërmetit të fuqishëm të së dielës, Turqia në vazhdimësi ka regjistruar lëkundje të lehta, raporton Koha.net.

Tërmeti i së dielës ishte 5.7 shkallësh me epiqendër në juglindje të Turqisë. Deri më tash, raportohet për 9 të vdekur dhe 75 të lënduar, e mbi 1.000 shtëpi të dëmtuara.

Tërmeti është ndje edhe në Iran, në 43 fshatra pranë kufirit me Turqinë.