Botë

Sanders kërkon që Rusia të qëndrojë larg zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Descriptive Text

Kandidati demokrat Bernie Sanders ka kërkuar nga Rusia që të qëndrojë larg zgjedhjeve presidenciale amerikane, pas raportimeve se Moska po synon ta përkrahë fushatën e tij.

Sandersi tha se zyrtarët amerikanë i kishin treguar atij muajin e kaluar për përpjekjet ruse për të ndihmuar atë në fushatë. Sipas tij, nuk ishte e qartë se si Rusia synonte të ndërhynte, transmeton KTV.

Por, senatori i Vermontit, 78 vjeç, tha që kundërshtoi me forcë çdo përpjekje për të pranuar ndihmë. Ai madje e ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se qeveria e tij ka përdorur propagandën e internetit për të mbjellë përçarje në Shtetet e Bashkuara.