Botë

Tetë të vrarë nga të shtënat në dy shisha-bare në Gjermani

Foto: DPA

Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe pesë tjerë janë plagosur, pasi që një sulmues ka hapur zjarr mbi një shisha-bar në qendër të qytetit gjerman, Hanau, në afërsi të Frankfurtit, mesnatën e së mërkurës.

Mediet lokale gjermane kanë raportuar njëkohësisht për të shtëna tjera, në një pjesë tjetër të këtij qyteti.

Sipas zyrtarëve, të dyshimtit janë në arrati, raporton gazeta gjermane “Bild”.

Hanau, në landin gjerman të Hessenit, ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.

Sipas policisë, motivi për të shtënat mbetet i paqartë.