Botë

Gjykimi i Netanyahut për korrupsion nis më 17 mars

Descriptive Text

Gjykimi për korrupsion i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut do të nisë më 17 mars, dy javë pas zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet, është bërë e ditur të marten nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së këtij shteti.

Përmes një deklarate, ministria ka bërë të ditur se Netanyahut do t’i kërkohet të jetë i pranishëm në seancë, gjatë së cilës do të lexohet aktakuza ndaj tij. Lideri i së djathtës ekstreme i ka mohuar akuzat në tri raste të ndara për korrupsion ndaj tij, raporton Reuters, transmeton Koha.net