Botë

Roettgen, kandidatura e papritur për drejtimin e CDU-së

Berlin, 18 shkurt – Në mënyrë të papritur CDU-së iu shtua edhe një tjetër kandidat për drejtimin e saj dhe ky është presidenti i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Norbert Roettgen, shkruan gazeta ”Rheinische Post”.

Deri tani, pas tërmetit në këtë parti, që lidhet me zgjedhjet në Turingia, që detyruan Annegret Kramp-Karrenbauer që të njoftonte tërheqjen e saj, flitej vetëm për tri kandidatura, avokatin financiar, Friedrich Merz, ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn dhe kryeministrin e Vestfalisë, Armin Laschet.

“Situata është kaq serioze pasi flitet për të ardhmen e CDU-së, që do të thotë e ardhmja e Gjermanisë”, tha Roettgen.

Ai ka qenë ministër i Mjedisit gjatë viteve 2009-2012.

Roettgen është kandidatura e parë zyrtare për presidencën e CDU-së post Merkel/ANSA.