Botë

Një pandemi e koronavirusit, “rrezik i bazuar”

Descriptive Text

Ministri i ri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran ka deklaruar të marten se ka “rrezik të bazuar” se përhapja e koronavirusit në Kinë mund të shndërrohet në pandemi, duke u përhapur gjithandej botës .

“Është ky rrezik i bazuar dhe supozim mbi të cilin jemi duke punuar”, ka thënë Veran për radion “France Info”.

Ai ka deklaruar se Franca është e gatshme t’i trajtojë të gjitha mundësitë, derisa sistemi shëndetësor i saji ishte i pajisur dhe i përgatitur, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Katër pacientë, të infektuar me koronavirus, po trajtohen në spitalet në Francë, ka shtuar ai. Një turist kinez 80-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë javës së kaluar. Është ky rasti i parë i vdekjes në Evropë.

Numri i të vdekurve në Kinë ka arritur në 1868.