Botë

“Kombi” me pasaporta të padobishme

Foto: Juno Kim

Në kohën kur rrezet e diellit të mëngjesit mbërthyen bllokun e banesave të stilit sovjetik të qytetit, laureat për kontrollimin e turmave të rreshtuara në Sheshin Suvorov të periferisë së Tiraspolit ishin veç më të mbushura me familjarë të veshur me rrobat më të mira, speciale për të dielat.

Entuziazmi i tyre ishte pothuajse i prekshëm në këtë ditë befasisht të nxehtë shtatori; çdokush do të mendonte se po mbahej ndonjë dasmë mbretërore, transmeton Koha Ditore.

Ama në Transnistria (që shqiptohet edhe si Trans-Dniester), një copëz toke që shtrihet përgjatë kufirit të Moldavisë me Ukrainën, festimet për Ditën e Pavarësisë së kryeqytetit janë ngjarja kryesore e vitit.

S’ka aspak lidhje se ky vend i vogël lindor i Evropës, i njohur zyrtarisht si Republika Prindnestroviane Moldave (PMR), nuk ekziston formalisht.

Relikt sovjetik

E panjohur si shtet nga asnjëri prej vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara pavarësisht se pavarësinë e shpalli që më 1990, një vit para se Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej, Transnistria është vend i mrekullueshëm e karakteristik.

Më pak se 70 kilometra në juglindje të kryeqytetit moldav Chisubau, Tiraspoli (me 130 mijë banorë) shpesh përshkruhet si i ngujuar prapa në kohë, në atë të ish-BRSS-së.

Ç’është e vërteta, nisur prej shtatores madhështore të Leninit që i bën roje ndërtesës së Parlamentit të Transnistrias e deri te emrat e rrugëve sipas figurave dhe datave të rëndësishme komuniste, s’ka dyshim se është një lloj relikti i epokës sovjetike....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)