Botë

Koronavirusi do të dëmtojë euro zonën dhe Britaninë e Madhe

Ngadalësimi i ekonomisë së Kinës për shkak të koronavirusit me shumë gjasë do të dëmtojë për 0.1 deri 0.2 përqind euro zonon si dhe Britaninë e Madhe gjatë këtij viti, sipas agjencisë për klasifikimin e kredive S&P Global raporton reuters.

Nëse koronavirusi do të rritet në masë të madhe gjatë marsit, ashtu siç është parashikuar, ekonomia Evropiane do të dëmtohet gjatë çerekut të parë të këtij viti, thonë S&P, ndërsa sektorit të turizmit do t’i duhet shumë kohë për tu rikuperuar, transmeton Koha.net.

“Një pjesë e madhe e aktiviteteve ekonomike do të pësojnë nga virusi, në mënyrë të veçantë prodhimi i mallrave”, thonë nga kjo kompani.