Botë

​Shpërthim në një zyrë postare në Amsterdam, dyshohet se është letër-bombë

Descriptive Text

Një shpërthim ka tronditur ndërtesën e Zyrës së Postës në Amsterdam dhe policia dyshon se bëhet fjalë për një letër-bombë.

Siç njofton Reuters, sipas informacioneve fillestare, s’ka të lënduar, transmeton Koha.net.

Policia në Amsterdam, shkroi në Twitter se “mëngjesin e sotëm ndodhi në shpërthim në Zyrën postare”.

“Dyshohet se është bombë letër”, thuhet në njoftim.

Agjensia e lajmeve Reuters raportoi një shpërthim të dytë menjëherë pas këtij shpërthimi në Amsterdam, në qytetin jugor të Holandës, Kerkrade, përsëri pa asnjë të lënduar.