Botë

Zvicra vendos me referendum ta dënojë diskriminimin gjinor

Zvicra ka votuar të dielën për të vendosur rreth një propozimi që diskriminimi në baza seksuale dhe identitetit seksual, të jetë i ndëshkueshëm me ligj.

Diskriminimi në bazë të racës dhe fesë, tashmë është i jashtëligjshëm në shtetin zviceran. Komuniteti LGBTI shpreson se do të marrë mbrojtje ligjore, por kundërshtarët e këtij ligji kanë deklaruar se ndalon lirinë e shprehjes, transmeton KTV.

Ky komunitet është arsyetuar se mungesa e një ligji që do të mbronte këtë komunitet, ka shtyrë anëtarët e saj që shpesh të bëjnë vetëvrasje. Ndaj këtij ligji ka pasur kundërshtim edhe nga grupet e ndryshme fetare.

Ani pse Kisha e reformuar zvicerane i ka dhënë përkrahje ligjit, Aleanca evangjeliste është skeptike.

Lidhjet e së njëjtës gjini janë të ligjshme në Zvicër dhe së fundmi është duke u punuar në ligjin që do t’i legalizonte martesat e së njëjtës gjini.