Botë

Ushtari tajlandez qëllon për vdekje së paku 12 persona

Descriptive Text

Një ushtar tajlandez ka qëlluar për vdekje së paku 12 persona brenda dhe në periferi të qytetit Nakhon Ratchasima, në veri-lindje të Bangkokut, raportojnë mediat në Tajlandë.

Pamjet e fundit të publikuara në mediat sociale tregojnë skenën e të shtënave pranë një qendre tregtare, raporton KTV.

Sipas policisë, ushtari vodhi një automjet nga kazermat ushtarake para se të sulmonte njerëzit me një armë në qytet.

Autoritetet tajlandeze janë duke hetuar nëse ky është sulm i motivuar nga terrorizmi.

Pasi kreu sulmin, ushtari i dyshuar tajlandez mori edhe disa persona peng në një qendër tregtare.

Sipas mediave tajlandeze, ushtari të gjithë këtë ngjarje e transmetoi live në Facebook ndërsa shkrepi edhe një foto të tij ku shkruante se ishte i lodhur.