Botë

Hong Kongu fut në karantinë këdo që vjen nga Kina

Descriptive Text

Hong Kongu ka filluar një karantinë të detyrueshme dyjavore për këdo që arrin nga territori i Kinës, në një përpjekje të re për të shpëtuar nga koronavirusi i ri vdekjeprurës.

Vizitorët duhet të izolohen në dhomat e hoteleve ose të shkojnë në qendrat e drejtuara nga qeveria, ndërsa banorët e Hong Kongut duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, transmeton KTV.

Kushdo që kapet duke shkelur rregullat e reja përballet me gjobë dhe me burgim. Hong Kongu ka konfirmuar 26 raste të virusit dhe një person ka vdekur. Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë është 34.546, me 722 vdekje.