Botë

Dy klerikë serbë vendosen në karantinë në Mal të Zi, vinin nga Kina

Podgoricë, 7 shkurt – Dy klerikë të Mitropolisë malazeze-bregdetare (MCP) të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) janë vendosur në karantinë për shkak të dyshimit se mund të jenë të infektuar nga koronavirusi, merr vesh portali Aktuelno.me, i cili thirret në burime të sigurta, transmeton Koha.net.

Klerikët aktualisht ndodhen në manastirin Dajbabe. Pjesa ku janë vendosur është kthyer në karantin, si masë sigurie. Ata janë kthyer nga Kina javën e kaluar, ku kishin qëndruar si turistë, thekson portali Aktuelno.me.