Botë

Edhe 41 persona të tjerë infektohen me koronavirus në anijen e bllokuar në Japoni

41 persona të tjerë në një anije lundrimi në brigjet e Japonisë kanë dalë pozitivë me koronavirus, duke e çuar totalin në 61.

Rreth 3.700 njerëz janë në bordin e Diamond Princess, e cila është në karantinë në Yokohama për të paktën dy javë. Kontrollet filluan pasi një burrë 80-vjeçar nga Hong-Kongu, që kishte qenë në anije muajin e kaluar, u sëmur me virus, transmeton KTV.

Ai hipi në anijen e lundrimit në Yokohama më 20 janar dhe u nis në Hong-Kong më 25 janar. Shifrat e reja tregojnë se virusi ka vrarë 636 njerëz dhe ka infektuar mbi 31.000 në territorin e Kinës. Koronavirusi është përhapur edhe jashtë Kinës, me infeksione të konfirmuara në të paktën 25 shtete.