Botë

Tre të vdekur nga copëtimi i aeroplanit në Stamboll, mbi 170 të plagosur

Së paku tre persona kanë vdekur dhe më shumë se 170 të tjerë janë plagosur kur një aeroplan doli nga pista në Stamboll, duke u ndarë në tri pjesë.

Aeroplani i “Pegasus Airlines”, ishte i linjës për Izmir dhe doli nga pista në aeroportin Sabiha Gokçen në Stamboll, raporton KTV.

Aeroplani tentoi të ulej në erëra të fuqishme dhe shiut. Aeroporti i dytë i Stambollit është mbyllur pas aksidentit ndërsa është hapur pak orë më vonë, kur edhe nisën hetimet për incidentin.