Botë

Konstatohet se ka të prekur nga koronavirusi në anijen e bllokuar në një port japonez

Descriptive Text

Të paktën 10 persona në bordin e një anijeje lundrimi të bllokuar në portin japonez Yokohama kanë dalë pozitivë me koronavirus, thanë autoritetet shëndetësore.

Pothuajse 300 nga 3.700 njerëzit në anije janë testuar deri më tani. Numri i të infektuarve mund të rritet ndërsa testimi vazhdon.

Kontrollet filluan pasi një burrë 80-vjeçar nga Hong-Kongu që kishte qenë në anije muajin e kaluar, u diagnostikua me koronavirus.

Të 10 rastet me koronavirus në këtë anije janë mbi moshën 50-vjeçare.