Botë

Tre të arrestuar në Mançester në lidhje me sulmin

Descriptive Text

Tre burra u arrestuan sot në jug të Mançesterit për lidhje me hetimin mbi sulmin e së hënës në një sallë koncerti në qytet, njoftoi policia, transmeton kp.

Një person u arrestua një ditë më parë në jug të qytetit pas sulmit ku u regjistruan 22 të vdekur dhe 59 të plagosur, i marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Kamikazi i sulmit të Mançesterit nuk ka vepruar me shumë gjasa i vetëm dhe ishte i njohur nga shërbimet sekrete, njoftoi sot qeveria britanike, pas shpalljes së nivelit më të lartë të gadishmërisë nga frika e një ndonjë sulmi të mundshëm.

“Nuk mund të anashkalojmë mundësinë e një grupi më të gjerë individësh për lidhje me sulmin në Mançester”, deklaroi dje në mbrëmje kryeministrja Theresa May, duke njoftuar kryesisht forcimin e ushtrisë për të mbështetur policinë.