Botë

Për shkak të frikës nga koronavirusi, SHBA-ja ua mohon hyrjen atyre që vizituan Kinën së fundmi

SHBA-ja ka shpallur emergjencë sa i përket përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës. Qeveria amerikane ka njoftuar se do t'ia mohojë hyrjen çdo shtetasi të huaj që e ka vizituar Kinën në dy javët e fundit.

Kurse shtetasit amerikanë që kthehen nga provinca Hubei, ku filloi përhapja, do të vendosen në karantinë për 14 ditë, transmeton KTV.

Më shumë se 11,000 raste të virusit të ri vdekjeprurës janë konfirmuar, shumica e tyre në Kinë. Ndërsa më shumë se 100 raste janë raportuar jashtë Kinës, përkatësisht në 22 shtete.