Botë

Shtëpia e Bardhë bën presion kundër botimit të librit të Boltonit

Shtëpia e Bardhë po bën presion kundër botimit të një libri të ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare tha që libri kishte detaje sekrete që duhen hequr, një pretendim që Bolton e kundërshton.

Një dorëshkrim i librit pretendon se presidenti Donald Trump e ka ndërlidhur ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në këmbim të një favori politik, transmeton KTV. E debati për publikimin e librit ndodh në kohën e gjykimit të Trumpit në Senat.

Të premten, senatorët do të votojnë për të lejuar ose jo dëshmitarët në gjykim.

Demokratët po kërkojnë që Boltoni të dëshmojë në vazhdën e këtyre pretendimeve dhe disa republikanë gjithashtu kanë sugjeruar që ata do të donin të dëgjonin dëshmi nga ish-këshilltari.