Erdogani vazhdon ta sulmojë gjeneralin Haftar

28 January 2020 19:56

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se forcat besnike të komandantit ushtarak libian, Khalifa Haftar, nuk shqetësohen për paqen ose armëpushimin në Libi.

“Shpresojmë që ata që erdhën në samitin e Berlinit më 19 janar do të përcaktojnë qëndrimin e tyre në përputhje me rrethanat”, tha Erdogani, duke iu referuar qëndrimit pa kompromis të Haftarit.

Paraprakisht, gjenerali pranoi kushtet në Berlin për të caktuar anëtarët e një komisioni ushtarak të propozuar nga Kombet e Bashkuara, me pesë anëtarë nga secila anë për të monitoruar zbatimin e armëpushimit.

E që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, ajo e Haftarit në Libinë Lindore, kryesisht e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara dhe tjetra në kryeqytetin Tripoli, që gëzon njohjen e OKB-së.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme