Botë

Shkon në 80 numri i të vdekurve nga koronavirusi, Kina vazhdon pushimet

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 80, ndërsa 3 mijë të tjerë janë konfirmuar të prekur nga ky virus.

Autoritetet kineze kanë zgjatur pushimin e institucioneve, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, transmeton KTV.

460 prej të prekurve janë në gjendje të rëndë, e 51 janë liruar nga spitali, kanë konfirmuar autoritetet kineze.

44 raste janë konfirmuar në shtetet të tjera, përfshirë Tajlandën, SHBA-në dhe Australinë, por deri më tani, nuk ka pasur vdekje jashtë territorit kinez.

Shumica e të vdekurve janë të moshuar që kishin probleme të mëparshme me frymëmarrjen.