Botë

Reformat në drejtësi thellojnë tensionet në Poloni

Tensionet për reformat gjyqësore në Poloni janë thelluar, pasi Gjykata e Lartë dhe politikanët kanë marrë vendime të ndryshme.

Gjykata Supreme tha se qindra gjyqtarë të zgjedhur sipas rregullave të reja nuk ishin mjaft të pavarur dhe nuk duhet të merren me raste gjyqësore, transmeton KTV.

Në të njëjtën kohë, ligjvënësit miratuan legjislacionin që e bën më të lehtë shkarkimin e gjykatësve kritikë. E kjo shënon përplasjen e fundit mbi reformat e bëra nga partia në pushtet.

Qeveria ka argumentuar se ndryshimet e saj gjithëpërfshirëse ishin të nevojshme për ta adresuar korrupsionin dhe për ta bërë sistemin gjyqësor më efikas.

Por kritikët, përfshirë Komisionin Evropian, thonë se pavarësia e gjyqtarëve të Polonisë po dëmtohet.