Botë

Bashkëshortja e liderit të Al-Kaidas flet për herë të parë për natën kur amerikanët e vranë Osama Bin Ladenin

Descriptive Text

Organizatori i sulmit të 11 shtatorit në Amerikë, lideri i Al-Kaidas Osama Bin Laden, u vra më 11 maj të vitit 2011.

Gruaja e katërt e Osama Bin Laden e cila natën kur ai u vra ishte në shtëpi me të, ka folur për herë të parë për natën e tyre më të keqe që kishin përjetuar, pra vrasjen e Bin Laden.

Gruaja e katërt e Osama Bin Laden, Amal bin Laden, njëherësh me e reja prej të gjithave, ishte fshehur në një shtëpi të sigurt në Pakistan, kur ushtarët amerikan sulmuan më 11 maj 2011, shkruan The Sun, transmeton Koha.net.

Osama Bin Laden, ishte në krye të listës së më të kërkuarve në SHBA për më shumë se një dekadë.

Natën kur u vra Bin Laden, Amala ishte bashkë me të dhe me 6 fëmijët e tyre në një shtëpi në Pakistan.

“Rrugët ishin të errëta për shkak të mungesës së energjisë elektrike, gjë që në këtë zonë ishte diçka e zakonshme. Por në mesnatë u zgjova me ankth kur dëgjova disa të shtëna”, ka thënë Amala Bin Laden.

Ajo shpjegon se ishte nata më e tmerrshme që kishte përjetuar ndonjëherë, e gjithashtu frikën që e kishte parë te burri i saj Osama Bin Laden.

“U ul në gjunjë i frikësuar. ‘Amerikanët po vijnë’ bërtiti ai. Më pas dëgjuam një zhurmë të tmerrshme dhe shtëpia jonë u sulmua”, shtoi ajo.

Më pas ajo shpjegon se si Osama Bin Laden i kishte thirrur fëmijët pranë tij për t’i qetësuar, pasi e dinte se ishte fundi për të.

“Më duan mua jo ju, bërtiste ai tek na kërkonte të shkonim në katin e fundit të shtëpisë sonë”, vazhdon tutje Amala.

Atë natë ishin 2 helikopter amerikan të cilët zbritën pranë shtëpisë së Osama Bin Laden.

Robert O’Neill, ishte i pari që kishte hyrë në dhomën ku gjendej Osama dhe Amala bin Laden.

Ajo tregon se fillimisht ishte qëlluar ajo në këmbë, më pas qëlluan pa ndalë me plumba drejt Osama Bin Laden.

“E qëlluan me plumba, më pas e tërhoqën zvarrë shkallëve poshtë”, ka thënë ajo.

Pas vrasjes së tij, ata janë larguar përsëri me helikopter, teksa ajo shpjegon se si shtëpia e tyre dhe tërë familja mbetën të trishtuar.

Image

Image