Botë

Bora bllokon Spanjën lindore

Descriptive Text

Qyteti spanjoll Morella është bllokuar nga bora shkaku i stuhisë Gloria që përfshiu tërë pjesën lindore të Spanjës.

Së paku tetë persona kanë humbur jetën nga stuhia që arriti shpejtësinë deri në 144 kilometra në orë.

Banorët e Morella me orë të tëra kanë hequr borën nga rrugët dhe shkallët që u bllokuan pas dy ditësh borë pareshtur, transmeton KTV.

Stuhia filloi të mërkurën dhe më shumë se 200 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike.

Niveli i detit arriti në lartësi rekorde ndërsa valët në pjesën perëndimore të Detit Mesdhe, arritën lartësinë e 13.5 metrave.