Botë

Irani mohon se po ia dërgon Ukrainës kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

Descriptive Text

Irani po kërkon të ekzaminojë vetë kutitë e zeza të aeroplanit ukrainas të cilin e rrëzoi gjatë këtij muaji, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA, duke mohuar raportimet e mëhershme se është marrë vendimi që incizimet e aeroplanit i janë dërguar Ukrainës.

“Po provojmë t’i lexojmë kutitë e zeza këtu në Iran. Përndryshe, opsionet tona janë Ukraina dhe Franca, por deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim për t’i dërguar ato në ndonjë vend tjetër”, ka thënë për IRNA-n Hassan Rezaifar, drejtor përgjegjës për hetime aksidentesh në Organizatën Iraniane të Aviacionit Civil, raporton Reuters.

Një agjenci tjetër iraniane e lajmeve tha të shtunën se të dhënat dhe incizimet e zërit të aeroplanit, të cilin ushtrua pranoi ta ketë rrëzuar gabimisht më 8 janar, po dërgoheshin në Ukrainë, transmeton Koha.net.