Botë

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Manchester

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në koncertin e Ariana Grandes në Manchester Arena, në të cilin u vranë 22 persona dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Grupi terrorist ka njoftuar se “njëri prej ushtarëve të kalifatit ka vendosur bomba në turmë” në koncertin e Ariana Grandes.

Policia e Manchesterit ka konfirmuar këtë mëngjes se sulmuesi, i cili ishte i njohur për autoritetet, ka vdekur në sallën e koncertit.

Burimet e sigurisë amerikane kanë thënë se sulmuesi me bombë në krah kishte udhëtuar me transport publik.