Botë

Arrestohet një 23-vjeçar në lidhje me sulmin në Manchester

Descriptive Text

Policia britanike thotë të ketë arrestuar një 23 vjeçar në lidhje me sulmin vetëvrasës me bombë në Manchester ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u lënduan disa dhjetëra tjerë gjatë një koncerti nga këngëtarja amerikane, Ariana Grande.

“Në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Manchester Arena, mund të konfirmojmë se e kemi arrestuar një 23 vjeçar në Manchesterin Jugor”, ka thënë Policia e Manchesterit në Twitter, raporton Reuters.