Botë

Ligjvënësit amerikanë duan kufizime për disa softuerë për njohje të fytyrës

Ligjvënësit amerikanë e kanë shprehur shqetësimin e tyre për saktësinë dhe përdorimin në rritje të softuerit për njohjen e fytyrës.

Teknologjia po zhvillohet nga kompanitë e ndryshme, përfshirë Amazon dhe Microsoft, transmeton KTV. E këta softuerë po përdoren gjithnjë e më shumë nga autoritetet për zbatimin e ligjit, në të gjithë botën.

Shqetësimet janë ngritur pasi kjo teknologji shpesh identifikon gabimisht gratë dhe zezakët. Ndërsa, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se brengosen se si po shpërndahen të dhënat e grumbulluara.

Ligjvënësit amerikanë po punojnë që të ofrojnë një propozim për një projekt-ligj për kufizimin e përdorimit të teknologjisë për identifikimin e fytyrës.