Botë

Parlamenti rus konfirmon Mikhaïl Michoustine në postin e kryeministrit

Moskë, 16 janar - Deputetët rusë konfirmuan sot Mikhail Michoustine si kryeministër, një ditë pas kandidimit të tij nga Vladimir Putin, për të nxitur ndryshime në Rusi.

“Vendimi u mor. Kjo kandidaturë i bashkoi të gjithë”, tha Viatcheslav Volodine, presidenti i Dhomës së Ulët të parlamentit, pas miratimit të Michoustine, me 383 vota pro, zero kundra dhe 41 abstenim.

Kandidatura e befasishme e Michoustine, kreu i Autoritetit rus të Taksave, u propozua dje në mbrëmje, pas dorëheqjes jo më pak të habitshme të kryeministrit Dmitry Medvedev, në mesin e një sërë njoftimesh për reformat institucionale të kërkuara nga Vladimir Putin/AFP.